-- OUR DAY --

Day 5,486, 13:58 Published in Albania Albania by mo light



HIMNI I FLAMURIT
"Rreth flamurit të përbashkuar,
me një dëshirë e një qëllim,
të gjithë atij duk’iu betuar
të lidhim besën për shpëtim." -- ASDRENI

GJUHA JONË
"Gjuha jone sa e mire!
Sa e embel, sa e gjere!
Sa e lehte, sa e lire!
Sa e bukur, sa e vlere!" -- NAIM FRASHERI


HYMNI I FLAMURIT
"O Flamur gjak, o flamur shkabë,
O vënd e vatr’ o nën’ e babë,
Lagur me lot, djegur me flagë,
Flamur i kuq, flamur i zi." -- FAN NOLI


ATDHEU
"O Atdhe! Më je i dashur sa më s’ka
Më je nënë, më je motër, më je vlla.

Nga ç’ka rrotull më i shtrenjti ti më je,
Je më i miri nga çdo gjë që ka ky dhé." -- NAIM FRASHERI


ATDHEUT
"Pa ty dielli nuk m’shkelxen.
Dersa t’mundem me ligjrue
E sa gjall me fryme un jam,
Kurr Shqypni, s’kam me t’harrue,
Edhe n’vorr me t’permende kam." -- GJERGJ FISHTA


MEMEDHEU
"Memedhe quhet toka
ku me ka rene koka
ku kam dashur meme e at
ku me njeh edhe guri i thatë." -- ANDON Z. ÇAJUPI


kind regards
- mo light